Covid-19, ‘Democracy Plus’ bën thirrje që të vendosen qendra për vaksinim nëpër fshatra

17 gusht 2021 | 12:09

Me paraqitjen e variantin “Delta”, dhe numrit të madh të rasteve me Covid-19, “Democracy Plus” ka publikuar raportin me krahasimin e numrave të rasteve me variantin Delta në vendet si: Francë, Lituani, Luksemburg, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Nga ky raport, “Democracy Plus” ka dhënë disa rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për motivimin/nxitjen e qytetarëve për t’u vaksinuar.

Disa nga rekomandimet janë: Vendosja e qendrave për vaksinim në fshatra, pasi jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë të frekuentojnë qendrat kryesore të vaksinimit; Të formohen ekipe mobile për vaksinim në zonat më të thella dhe tek pacientët më të moshuar; Vaksinimi për mësuesit/et, punëtorët/et e marketeve, personeli në bizneset e hotelerisë, shoferëve/eve të autobusëve dhe taksive të bëhet i obliguar, kjo pasi këto janë kategoritë që kanë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët; Të organizohen debate publike dhe emisione televizive me ekspert shëndetësor për të shpjeguar efikasitetin e vaksinës, dhe të jetë të hapura për pyetje nga publiku; dhe vaksinimi të vazhdojë edhe gjatë fundjavave, në mënyrë që të ofrohen më shumë mundësi për vaksinim nga qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që mijëra afganë po largohen nga vendi, Turqia ka…