Covid-19, deri më sot janë vaksinuar mbi 16 mijë qytetarë
18 prill 2021
| 19:32
Vaksinimi kundër Covid-19 është duke vazhduar sipas planit Slshtetëror të vaksinimit kundër Covid-19.
Ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura nga Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike.
Deri tash janë vaksinuar 16 132 qytetarë.
Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor.