Covid-19 dhe gripi sezonal, IKShPK apelon për kujdes të shtuar për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike

04 nëntor 2024 | 12:22

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka apeluar për kujdes të shtuar për personat me sëmundje kronike, sidomos ata mbi moshën 65 vjeç, duke paralajmëruar se kjo kategori është më e rrezikuar nga komplikimet e mundshme të Covid-19 dhe gripit sezonal.

Në një deklaratë të fundit, IKShPK ka bërë thirrje për ndjekjen e masave të thjeshta mbrojtëse për të parandaluar sëmundjet respiratore dhe për të ruajtur shëndetin e individëve të cenueshëm.

“Instituti rekomandon këto masa: Vaksinohuni sapo të keni mundësi. Qëndroni në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë. Mbani maskë në vendet e mbushura me njerëz. Lani duart shpesh. Ajrosni ambientet e mbyllura”, ka njoftuar IKShPK.

Mesazhi i IKSHPK-së, nën sloganin #SiVetëmTiMundesh, vjen në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin publik pas pandemisë, me qëllim të mbrojtjes së grupeve të rrezikuara nga sëmundjet e stinës dhe Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansat e kanë ‘goditur’ Kim Kardashian për veshjen e gjerdanit…