Covid-19 do t’i kushtojë Austrisë 54 miliardë euro
Këshilli Fiskal i Austrisë ka llogaritur se si pasojat e krizës së Covid-19 do të ndikojnë në buxhetin e këtij viti dhe në vitin e ardhshëm.
Sipas vlerësimeve, vetëm këtë vit pandemia do të kushtojë 34.6 miliardë euro, ndërsa vitin e ardhshëm 19.2 miliardë euro.
Vlerësimi i Këshillit Fiskal bazohet në supozimin se do të ketë një zhvillim pozitiv vitin e ardhshëm.
Barra prej 53.8 miliardë eurosh për buxhet për këto dy vjet përfshin kostot e masave stimuluese, si dhe pasojat e rënies ekonomike.
Presidenti i Unionit Fiskal, Martin Kocher ka thënë se ai ishte i mendimit që “bllokimi” siç ishte në pranverë duhet të shmanget. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se numri në rritje i të infektuarve rishtas ka një ndikim negativ në aktivitetet ekonomike.
Sipas Këshillit Fiskal, pasojat e pandemisë do të ndihen deri në vitin 2024.