Covid-19, edhe një ditë e qetë për Malishevën

04 maj 2020 | 20:43

Edhe sot Komuna e Malishevës kaloi një ditë të qetë sa i përket situatës me Covid-19, pasi asnjë qytetar nuk ka dalë i prekur nga ky virus.

Komuna e Malishevës në një njoftim për media ka bërë me dije se nga dita e nesërme presin testet e reja për personat që llogariten aktiv me Covid-19, dhe shpresojnë që të jenë të shëruar të gjithë.

“Por pavarësisht kësaj situate të qetë dhe që duket se situata po shkon drejt përmirësimit, luten qytetarët, që të zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mbajtje të distancës fizike, për mos dalje pa nevojë, edhe kur të dilni të mbani maska e dorëza, si dhe të pastroni duart sa më shpesh që mundeni dhe sa herë të prekni gjëra me dorë”.

“Heqja e karantinës, nuk do të thotë se nuk mund të përhapet virusi. Ashtu siç kemi treguar kujdes gjatë kësaj periudhe gati dy mujore, ashtu duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes të shtuar në raport me këtë virus, prandaj zbatoni të gjitha udhëzimet, në mënyrë që sa më shpejt të dalim nga kjo situatë”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për…