Covid-19, fillon vaksinimi në veri të Kosovës

25 dhjetor 2020 | 15:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive “Pfzer/BioNTech”, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi.

“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiq të premten në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Ai i ka bërë këto komente pas pranimit të pajisjeve mjekësore nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb.

Presidenti serb, deklaroi gjithashtu se Serbia do të pranojë këto vaksina në baza javore dhe se pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpi kujdesi, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.

Serbia ka nisur vaksinimin brenda territorit të vet një ditë më parë.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ishte në mesin e personave të parë që janë vaksinuar më 24 dhjetor. Sipas Qeverisë serbe, një gjë e tillë është me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, raporton “Rel”.

Pjesën tjetër të vaksinave, qeveria tashmë në detyrë e Kosovës, ka thënë se do t’i blejë vetë. Por, të pyetur ditë më parë nga Radio Evropa e Lirë, nëse Ministria e Shëndetësisë është duke negociuar me kompaninë amerikane “Pfizer”, vaksina e së cilës ka nisur të administrohet në vende të ndryshme të botës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se këto informata janë konfideciale.

Përndryshe, vaksina e kompanive “Pfizer/BioNTech” është miratuar në Shtetet e Bashkuara, Britani, Kanada dhe Izrael.

Përdorimi i saj pritet të nisë edhe në Bashkimin Evropian më 27 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tabloidi i njohur britanik “The Guardian”, në faqet e tij…