Covid-19, hakmarrje e natyrës ndaj mizorisë së njerëzimit (Foto)
Shkatërrimi i jetës së egër dhe kriza e klimës po e ndëshkon njerëzimin, me Covid-19 një ‘goditje paralajmëruese’, thonë ekspertët.
Natyra po na dërgon një mesazh me pandeminë e koronavirusit dhe krizën e vazhdueshme të klimës, sipas shefes së mjedisit të KB, Inger Andersen.
Andersen tha që njerëzimi po i bënte presione të tepërta botës natyrore me pasoja të dëmshme dhe tha se duke mos u kujdesur për planetin, ne nuk jemi kujdesur për veten, shkruan “The Guardian”.
Shkencëtarët kryesorë thanë gjithashtu se shpërthimi Covid-19 ishte një “goditje e qartë paralajmëruese”, duke pasur parasysh se sëmundje shumë më vdekjeprurëse ekzistonin në jetën e egër, dhe se civilizimi i sotëm “po luante me zjarr”.
Shkencëtarët thanë se ishte pothuajse gjithmonë sjellja njerëzore që bëri që sëmundjet të përhapen te njerëzit.