Covid-19, Haxhiu: Po bëhet mashtrime me testime

21 dhjetor 2020 | 13:35

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë se situata me pandeminë Covid-19 vazhdon të jetë shqetësuese.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se përkundër faktit që javën e fundit qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulëta të rasteve pozitive, edhe pse, sipas tij, përqindja e rasteve pozitive është pothuajse çdo herë më e lartë se 25 për qind nga mostra e testuar.

Ai ka thënë se dikush duhet të japë llogari për mashtrimin me testime dhe numrin e vogël të testimeve.

Postimi i plotë i tij:

Mashtrime me testime, masa kufizuese pa efekt!

Situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë shqetësuese, përkundër faktit që javën e fundit Qeveria duke zvogëluar numrin e testimeve po përpiqet të prezantojë shifra të ulta të rasteve pozitive edhe pse përqindja e rasteve pozitive është pothujase çdo herë më e lartë se 25% nga mostra e testuar.
Qeveria duhet të spjegojë përse me datë 12.11.2020, janë bërë 2178 teste dhe nuk është vazhduar me këtë nivel të testimeve, por ka zvogëluar testim sa që dje u bënë vetëm 1001 teste.
Derisa MSH ka proklamuar se janë siguruar edhe 7 aparatura për teste RT PCR , shto këtu edhe testet e laboratorëve privat, atëherë përse ky numër i vogël testimeve, përse po ndodhin këto manipulime me testime pas 9 muaj pandemi e 10 muaj testime për COVID-19, përse nuk po shfrytezohen të gjitha kapacitete për më shumë testime?!
Dikush duhet të japë llogari për mashtrimin me testime dhe numrin e vogël të testimeve.
Masat kufizuese të Qeverisë u treguan të paefekteshme.
Nga data 11.11.2020 deri me sot janë 23 517 raste pozitive të cilat u rexhistruan prej se Qeveria vendosi masat e reja kufizuese, pra kemi një rritje të madhe te numrit te rasteve pozitive.
Nga data 11.11.2020 deri më sot janë shënuar 48% e të gjitha rasteve pozitive qe nga fillimi i pandemisë COVID-19. Kjo shifer e lartë do të duhej të ishte shqetësuese pë Qeverinë e cila nuk ka bërë asnjë veprim apo rishqyrtim te masave kufizues te cilat u treguan paefekt në përmirësim të situatës pandemitke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur…