Covid-19, Haziri: Prej të hënës, fillojmë me masat lehtësuese

16 maj 2020 | 22:35

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se fatmirësisht sonte kjo komunë nuk ka asnjë rast pozitiv me Covid-19, pas mostrave të marra sot.

Ai ka paralajmëruar se nga e hëna do të fillojnë me masat lehtësuese të lejimit të punës së gastronomisë, parukerisë, transportit urban e ndërurban (me leje të veçanta), stomatologëve e fizioterapeutëve.

“Shfrytëzoni lehtësimet, por me kujdes maksimal e me masa mbrojtëse”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani është raportuar për 978 të prekur, 713 të shëruar dhe 29 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin DPT…