Covid-19 i merr jetën 23 vjeçares në Tiranë
15 korrik 2020
| 11:02
Një 23-vjeçare ka ndërruar jetën në Spitalin Infektiv në Tiranë. Lajmi tronditës bëhet me dije nga News24.
Mësohet se e reja, e cila ishte diagnostikuar me koronavirus, ishte e intubuar prej disa ditësh.
Nuk dihet ende nëse vajza kishte sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka një raportim zyrtar për rastin.