Covid-19 i merr jetën nënës së Guardiolës
06 prill 2020
| 16:18
Një nga trajnerët më të mirë në botë, Pep Guardiola, ka pranuar lajmin më të keq të mundshëm.
Nëna e Pep Guardiola, Dolors Sala Carrio, është ndarë nga jeta. 82-vjeçarja ishte prekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi, duke u ndarë kështu nga jeta.
Nëna e trajnerit ishte në Manresa të Barcelonës, ku edhe ishte infektuar me këtë virus. Skuadra e Manchester City ka përcjell ngushëllimet më të sinqerta për trajnerin e skuadrës, pas këtij lajmi të hidhur.