Covid-19, infektologu Sadiku: Po hyjmë në një fazë të re
Infektologu Izet Sadiku përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka folur për gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19 në Kosovë, raporton “Epoka e re”
Sadiku ka thënë se rritja e numrit të rasteve ka qenë e pritur.
“Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me Covid-19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve në Evropë. Java e fundit ka treguar që po hyjmë shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet evropiane kanë filluar aplikimin e masave të reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontroll një valë të re të infeksionit. Edhe Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mund të jenë të papërballueshme për sistemin spitalor”, ka shkruar ai.
Sodiku ka theksuar se numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja, e cila është e kuptueshme duke ditur aktivitetet në Prishtinë, por, sipas tij, duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi i Covid-19.
“Rritja e kapaciteteve testuese e cila do të vazhdojë të rritet edhe javëve në vijim, punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësorë, rritja e pajisjeve dhe kapaciteteve spitalore dhe rritja e numrit të inspektorëve, janë disa masa që janë ndërmarrë për luftimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhanë rezultate. Tash duhet filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të fillojë aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masat aty merren masat ndëshkuese, Të analizohen veprimtarit që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë, pra të merren masa për reduktim të tyre. Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal. Të respektohen masat parandaluese”, ka shkruar Sadiku.