Covid-19, izolohen dy familje në fshatin Ternac të Skenderajt

18 prill 2020 | 21:32

Pas shfaqjes së rastit të fundit me Covid-19 në Skenderaj, komuna ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke izoluar dy familje në fshatin Ternac, ku është duke qëndruar familja e të infektuarit.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai ka treguar se kanë bërë edhe dezinfektimin e ndërtesës në Skenderaj ku më herët ka qëndruar kjo familje.

“Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në mënyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë”, ka thënë kryetari Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka…