Covid-19, ja vatrat më të rrezikshme në Shqipëri

02 nëntor 2020 | 12:49

Dje u regjistruan shifra rekord të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas autoriteteve, nga 1,472 tamponë të ekzaminuar, 327 janë personat e infektuar nga Covid-19, ndërkohë që janë shtuar edhe viktimat, që janë nëntë, duke shënuar kështu një rekord ditën e djeshme.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve anti-covid, Mirela Cami ka treguar në ‘Wake Up’ për vatrat me të rrezikshme, ku 35 për qind e rasteve janë në kryeqytet.

“Në Shqipëri aktualisht janë 500 vatra dhe 35 për qind janë në Tiranë, të tjerat janë në Durrës, Kukës, Korçë, Shkodër. Këto janë vatrat më të shumta. Zonat e rrezikshme në Tiranë janë zonat ku ka grumbullime masive të individëve ose zonat me mbipopullim, në të cilat nuk respektohet distancomi social, janë me risk më të lartë”, ka sqaruar ekspertja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i naftës shënoi një rënie rekord në pesë muajt…