Covid-19, komuna e Gjakovës përfiton 1 500 maska mbrojtëse
Komuna e Gjakovës ka përfituar një sasi prej rreth 1 500 copë maska mbrojtëse, një donacion ky i ardhur nga kompania “Kosova Med Healthcare”. Ky donacion është pranuar nga kryetari i komunës Ardian Gjini, gjatë një takimi që e pati të premten me drejtorin e kompanisë “Kosova Med Healthcare”, Kastriot Asllani.
Kryetari Gjini me këtë rast ka thënë se ky donacion, por edhe secila ndihmë e kësaj natyre është e mirëseardhur për komunën e Gjakovës, për faktin se komuna jonë është e angazhuar dhe e përkushtuar maksimalisht për luftimin e pandemisë Covid-19 duke e vënë këtë në prioritetet kryesore të momentit.
Sipas kryetarit Gjini, kjo sasi e maskave do të shpërndahet kryesisht në institucionet e shëndetit primar, në disa prej shkollave të komunës dhe tek punëtorët e administratës komunale.
(Q.R / Epoka e re)