Covid-19, Krasniqi kërkon mobilizim nga drejtorët e spitaleve

13 korrik 2022 | 11:31

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja me Covid.

Krasniqi ka thënë se e ka parë të arsyeshme këtë takim, në mënyrë që të mobilizohen për ndonjë valë të madhe të Covid-19 në vend.

“Ky është një aktivitet i zakonshëm me rastin e infeksionit me Covid. Dje kam pas takim me komunitetin. Prandaj e pashë të arsyeshme t’ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve për të kërkurar një mobilizim për ndonjë valë të madhe”, ka thënë ai.

Fazli Shala, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka thënë se momentalisht në spital janë të shtrirë tetët pacientë me Covid, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe dy me oksigjeno-terapi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është e sigurt që Cristiano Ronaldo do të qëndrojë…