Covid-19, Lutfi Haziri: Spitali i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë
21 nëntor 2020
| 21:59
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka shprehur ngushëllime familjarëve të katër bashkëqytetarëve që kanë humbur betejën me Covid-19.
Haziri ka bërë me dije se Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë, derisa tri ekipet e QKMF-së, brenda 24 orëve të fundit, i kanë realizuar 72 vizita shëndetësore në shtëpitë e të prekurve.
“Apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve. Gjendja e përgjithshme e përballjes me Covid-19 është si vijon: numri i testimeve është 6236, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona, 1701 të shëruar, 580 raste aktive, 68 të vdekur dhe 76 pacientë në hospitalizim”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.