Covid-19/ Mbi 2,4 milion të infektuar, 165 mijë viktima dhe 625 mijë të shëruar në gjithë botën

20 prill 2020 | 10:24

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 2,4 milion, përkatësisht 2,407,629 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 165,083.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 40,565 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 23,660 viktima, Spanja me 20,453, Franca me 19,718 dhe Britania me 16,060.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve ka arritur në 4,632.

Në Shqipëri janë shënuar 26 viktima dhe janë infektuar 562 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 625 mijë të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,5 milion raste aktive që presin të shërohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një studimi të fundit frika nga infeksioni me virusin…