Covid-19, mbi 55 mijë qytetarë të vaksinuar në nivel vendi
21 maj 2021
| 14:02
Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anit-Covid në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetar, ndërsa vetëm të premten në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” janë imunizuar mbi 150 persona dhe mbi 500 në nivel vendi.
Këto të dhëna i ka bërë publike koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi, i cili ka thënë se procesi i imunizimi është duke shkuar mirë.
“Aktualisht sot në sallën ‘1 Tetori’, deri në këto qaste janë vaksinuar mbi 150 persona, ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 500 të vaksinuar. Ndërsa totali i përgjithshëm i të vaksinuarve nga fillimi deri më tani ka kaluar shifrat e 55 mijë personave të vaksinuar”, ka thënë Bardhi.