COVID-19 | Miliarda euro do shkojnë dëm pas përdorimit të paktë të antiviralit “Paxlovid”
Ilaçi antiviral COVID-19 Paxlovid, i cili u ble në sasi të mëdha, kryesisht nga shtetet si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Spanja, Italia, dhe Franca është drejt skadencës për shkak të përdorimit të ulët në vendet evropiane.
Kompania globale e të dhënave shëndetësore dhe analitike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar “Airfinity” njoftoi se dozat e këtij ilaçi kanë filluar të skadojnë që prej korrikut të 2023, sipas të dhënave të disponueshme publikisht në pesë vendet evropiane.
Skandeca e ilaçeve pritet t’u kushtojë miliona euro vendeve që e blenë.
Pse Paxlovid nuk përdoret në Evropë?
Vendet evropiane nxituan të blinin antiviralin nga Pfizer sapo Agjencia Evropiane e Barnave i dha dritën jeshile ilaçit antiviral në janar 2022.
Një nga arsyet e mospërdorit është që numri i infeksioneve ka rënë ndjeshëm dhe shkalla e vaksinimit ka arritur nivele të larta.
Meqë spitalet nuk janë më nën presion për shkak të COVID-19, nevoja për Paxlovid është ulur, thonë ekspertët.
“Kur qeveritë po blinin këto trajtime, në thelb ishte fundi i vitit 2021, ku kishim rritje të mëdha të niveleve të COVID-19. Natyrisht, atyre u duhej të përgatiteshin për 2022 dhe 2023 me nivele të larta [të parashikuara] të COVID-19, dhe kjo nuk është materializuar domosdoshmërisht me parashikimin më të keq të mundshëm në veçanti për vitin 2023, “tha Marco Gallotta, Analist i Life Science në Airfinity, për Euroneës Health.
Ekipi që qëndron pas raportit tha se është e vështirë të përgjithësohen arsyet e shpërdorimit të Paxlovid në të gjithë Evropën, por kriteret se kush mund ta marrë ilaçin mund të jetë një faktor kryesor.
Që kur ilaçi antiviral u miratua nga Agjencia Evropiane e Barnave në janar 2022, rreth 17 shtete anëtare të BE-së nënshkruan marrëveshje dypalëshe me prodhuesin e saj Pfizer.
BE-ja siguroi deri në 3.4 milionë doza të ilaçit me një marrëveshje shtesë në nëntor 2022, por nuk është e qartë se në cilat vende u shpërndanë dhe sa kohë janë jetëgjatësia e tyre./CNA