Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohuni
01 janar 2022
| 12:21
Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se marrja e dozës përforcuese kundër Covid-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e këtij virusi.
“Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen”, ka njoftuar MSh-ja.