Covid-19, ndërron jetë edhe një qytetar nga Gjilani
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se edhe një qytetar i kësaj komune e ka humbur jetën pas infeksionit me covid-19.
Këtë lajm, Haziri e ka bërë me dije në konferencë me gazetarë, ku ka njoftuar se pas 29 rasteve të reja, në Gjilan gjithsej 434 qytetarë janë prekur me Covid-19, ku prej tyre 268 janë shëruar dhe 14 prej tyre kanë ndërruar jetë.
Ai ka thënë se në këtë komunë janë aktive e 152 raste me koronavirus. “Gjilani është në prag të shkuarjes në masa të ashpra të menaxhimit së situatës së parandalimit të Covid-19. Unë ju falënderoj për solidaritet, por infeksioni tregon se është i pamëshirshëm. Ne nuk mund të luftojmë ndryshe, pos duke e ruajtur distancën, duke e i përdorur maskat dhe duke kufizuar lëvizjet”, ka thënë Haziri. /Epoka e re/