Covid-19 në Itali/ 12,715 raste të reja dhe 305 viktima në 24 orë

30 janar 2021 | 22:13

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 12,715 raste të reja me koronavirus, nga 298 mijë teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 421 qytetarë të tjerë.

Në nivel rajonal, rajonet me më shumë raste në 24 orët e fundit janë Lombardia (1,832), Campania (1,366), Emilia-Romagna (1,314) dhe Lazio (1,138). Shtretërit e kujdesit intensiv të zënë nga pacientët me Covid po zvogëlohen: ato janë gjithsej 2,218, 52 më pak se dje.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale është 22,316 pacientë, 351 më pak se dje.

Në total, Italia numëron 2,5 milionë të infektuar dhe 88,279 viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugalia ka paralajmëruar se i kanë mbetur vetëm 7 shtretër…