Covid-19 në Kosovë: 154 të shëruar, një i vdekur dhe 119 raste të reja

28 gusht 2020 | 15:06

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 154 persona dhe janë paraqitur 119 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu, ku institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndërruar jetë një person si pasojë e infektimit me koronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13 100 raste nga 49 757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 362”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

154 TË SHËRUAR DHE 119 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13 100 raste nga 49 757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 362.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3032481956879788/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka pritur të…