![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/Covid-19-Lajmi-i-fundit-coronavirus-1.jpg)
Covid-19 në Kosovë: 63 raste të reja dhe 87 të shëruar
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid-19.
Numri total i rasteve pozitive është 15 333 raste nga 64 230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 730.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.
(Faton Dërmaku / Epoka e re)