Covid-19 në Kosovë: 7 mijë e 846 raste pozitive
30 korrik 2020
| 08:38
Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 7 846.
Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 194 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë testuar 449 mostra.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se në krahasim me ditët e tjera, ka rënie të lehtë të numrit të rasteve, e cila “nuk është e vazhdueshme, por është ditore”.
Deri më tani janë regjistruar 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 4.267 raste.
Të hënën u regjistrua numër rekord i rasteve, përkatësisht 276, ndërsa të martën pati edhe 239 raste të tjera.
(M.Q / Epoka e re)