Covid-19 në Kosovë, katër të vdekur në 24 orët e fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë katër persona si pasojë e infektimit me Covid-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)