
Covid-19 në Kosovë, këto janë statistikat e përgjithshme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se në vendin tonë janë edhe 2 380 raste aktive me Covid.
Sipas IKShPK-së nga fillimi i pandemisë në Kosovë me Covid janë infektuar me Covid 107 mijë e 405 persona. Nga ky numër, 102 mijë e 782 persona janë shëruar dhe 2 mijë e 243 të tjerë kanë vdekur, shkruan “Epoka e re”.
“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107 405 raste nga 609 350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 243 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102 782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 380”, ka njoftuar IKShPK-ja një ditë më herët.