
Covid-19 në Kosovë, pesë të vdekur në 24 orët e fundit
19 korrik 2020
| 15:45
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë persona si pasojë e Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 5 735 raste nga 31 056 persona të dyshimtë në virusin
SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera
shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të
shëruarve deri më sot është gjithsej 2 968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 632”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)