Covid-19 në Kosovë, Vitia: Rezultatet janë shpresëdhënëse
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse, duke iu referuar rezultateve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ku u konfirmuan 31 raste të shëruara nga Covid-19 dhe vetëm 10 qytetarë të infektuar.
“Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i tij:
Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme.
31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve.
Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse.
Të bashkuar dhe të koordinuar e me përkushtim do ia dalim.
Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet.
Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani.