COVID-19 NË NGJYRË

08 prill 2020 | 10:34

Piktori 29-vjeçar nga Peja, Granit Dinaj, ka realizuar një pikturë interesante e cila ka të bëjë me situatën e pandemisë COVID-19 që ka përfshirë gjithë botën.

Dinaj në këtë pikturë paraqet dy persona të zhveshur të rrethuar nga viruset COVID-19, ku përmes tyre pasqyron pikëllimin dhe kureshtjen në një situatë, siç thotë piktori Granit Dinaj nuk po kuptojnë asgjë.

“Personi i parë shpreh pikëllimin dhe personi i dytë kureshtjen në një situatë që s’po kuptojmë asgjë, të rrethuar nga simptomat e pandemisë”, ka thënë Dinaj për gazetën “Epoka e re”.

Por pse kjo pikturë e zhveshur?

“Dhe të zhveshur, sepse natyra krijesat e veta i ekspozon përballë pandemisë në mënyrë origjinale dhe është e tejkalueshme pasi të përballemi me të”, thotë Dinaj.

Ai ka treguar se si i erdhi ideja për realizimin e kësaj pikture, e cila është punuar në Akril në dru.

“Ideja me erdhi duke i parë veprimet e njerëzve, duke vërejtur në sjelljet e tyre që po e ndjejnë një frikë nga brenda por askush nuk e thotë me fjalë”, është shprehur ai.

Graniti thotë se pikturën e ka në shtije. Të interesuarit mund t’i shkruajnë në “Facebook”.

Granit Dinaj me pikturë merret që nga mosha dhjetëvjeçare.

Deri më tani ka realizuar me qindra piktura, ku shumë prej tyre i ka shitur brenda dhe jashtë Kosove. Është një talent i lindur për pikturë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e koronavirusit ka zbrazur mbarë botën duke detyruar njerëzit…