Covid-19, në Shqipëri do të mbërrijnë edhe mbi 8 000 doza të vaksinave

22 shkurt 2021 | 14:34

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj të hënën në parlament, ka thënë se do të mbërrijnë në Shqipëri edhe 8 190 doza të tjera vaksinash nga kontrata me Pfizer, për të vazhduar procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

“Në një luftë bërrylash në tregun e madh global të vaksinave, ku me sa duket mbizotëron filozofia e më të fortit, imagjinoni çfarë përpjekjesh të jashtëzakonshme i janë dashur Shqipërisë tonë të vogël, për të siguruar një kontratë të drejtpërdrejtë me ‘Pfizer’ për 500 mijë vaksina, nga e cila kanë mbërritur mbi 8 mijë doza deri më sot, dhe pritet lëvrimi i 8190 dozave të tjera sot, e kështu duke vijuar me kalendarin e ardhjes së vaksinave”, ka thënë Manastirliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot disa projektvendime të rëndësishme.…