Covid-19 në Shqipëri: Dy të vdekur dhe 152 raste të reja në 24 orët e fundit
21 gusht 2020
| 17:23
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 864 testime nga të cilat 152 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe dy persona. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe në “Shefqet Ndroqi” janë duke u trajtuar 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, prej tyre 24 në terapi intensive, nga të cilët shtatë pacientë janë të intubuar.