Covid-19 / Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit

15 prill 2020 | 00:26

Nga sot (e mërkurë), ora 06:00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës nga pandemia Covid-19, me vendime të veçanta hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vendimet merren specifikisht për komunat e rrezikuara dhe për komunat e karantinuara.

Këto masa kanë për qëllimi “parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse Covid-19”, raporton “Epoka e re”.

Sipas vendimeve lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç, vetëm për një orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës.

“Për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse, mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe institucionet e parapara, transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit – si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit, qarkullimi i lirë për institucionet vetëm për të kryer detyrat zyrtare në listën e bashkëngjitur në Aneksin 2 dhe 3 të këtyre vendimeve. Për të qarkulluar sipas kushteve të parapara në vendimet, duhet deklarim-konfirmimi nga ATK sistemi EDI”, theksohet në njoftimin e kësaj ministrie.

Në vendime citohen edhe mundësitë e lëvizjes lidhur me të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës familjare dhe rastet e vdekjeve.
Në vendime parashihen edhe sanksionet financiare për kundërvajtje administrative për personat fizikë dhe personat juridikë.

Këto masa vlejnë deri më 4 maj, 2020.

Ministria se Shëndetësisë ka njoftuar se në varësi të rezultateve, vendimet do të rishqyrtohet jo më vonë se më 30 prill, 2020, në konsultim me IKShPK-në.

Në vegëzat e mëposhtme i gjeni shembujt e vendimeve dhe anekset 1, 2 dhe 3

https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/…/Vendim.pdf https://msh.rks-gov.net/wp-conte…/uploads/2020/…/Anekset.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova ka zbuluar një tjetër aftësi…