Covid-19 / Numri global i vdekjeve kalon mbi 145 mijë persona
17 prill 2020
| 09:30
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi i ri në të gjithë botën ka arritur në të paktën 146,898, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili ka gjurmuar përhapjen e virusit gjatë pandemisë.
SHBA ka numrin më të madh të vdekjeve me më shumë se 34 000, e ndjekur nga Italia, e cila ka kaluar pragun e 22 000 rasteve dhe Spanja me më shumë se 19 000 viktima.
Në të gjithë botën, numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit me COVID-19 ka arritur të paktën 2,184,681 viktima.