Covid-19, OBSh-ja thotë se ka shenja inkurajuese në Evropë
26 mars 2020
| 14:09
Drejtori rajonal evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Hans Kluge, ka thënë se po sheh “shenja inkurajuese” pasi Italia ka raportuar një normë më të ulët të infeksioneve të koronavirusit.
“Përderisa situata mbetet shumë serioze, ne kemi filluar të shohim disa shenja inkurajuese. Italia, e cila ka numrin më të madh të rasteve në rajon, sapo ka parë një normë pak më të ulët të rritjes, megjithëse është akoma shumë herët të thuhet se pandemia ka arritur pikun në atë vend” deklaroi Kluge në një konferencë për medie.