Covid-19 pas dy vjetësh prekë një nga vendet e fundit me të pa infektuar në planet
Kur koronavirusi filloi të përhapet në të gjithë botën, arkipelagu i largët i Paqësorit i Kiribati mbylli kufijtë e tij, duke u siguruar që sëmundja të mos arrinte në brigjet e tij për gati dy vjet.
Kiribati më në fund filloi rihapjen këtë muaj, duke lejuar Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të marrë me qira një aeroplan për të sjellë në shtëpi 54 nga qytetarët e kombit ishull.
Shumë nga ata në bord ishin misionarë që ishin larguar nga Kiribati përpara mbylljes së kufirit për të përhapur besimin jashtë vendit për atë që zakonisht njihet si kisha Mormone.
Zyrtarët testuan çdo pasagjer që kthehej tre herë në Fixhi aty pranë, kërkuan që ata të vaksinoheshin dhe i vendosën në karantinë me testime shtesë kur të mbërrinin në shtëpi, shkruan Apnews.
Më shumë se gjysma e pasagjerëve rezultuan pozitivë për virusin, i cili tani ka shtyrë qeverinë të shpallë një gjendje katastrofe. 36 raste fillestare pozitive nga fluturimi ishin rritur në 181 raste deri të premten.
Kiribati dhe disa vende të tjera të vogla të Paqësorit ishin ndër vendet e fundit në planet që kanë shmangur shpërthimin e virusit, falë vendndodhjeve të tyre të largëta dhe kontrolleve të rrepta kufitare.