‘Covid-19 po vret një amerikan në çdo minutë’, ShBA-ja gjunjëzohet nga koronavirusi

19 nëntor 2020 | 08:14

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me valën e dytë të infektimeve me Covid-19 dhe, sipas shifrave, edhe vala e dytë është shumë agresive.

ShBA-ja raportoi shifrën më të lartë të të vdekurve brenda një dite nga Covid-19 qëkur pandemia ka filluar.

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 1 mijë e 707 persona. Në total në ShBA numri i viktimave ka shkuar në 250 mijë e 29 persona.

“Tani koronavirusi po vret një amerikan në çdo minutë” raportojnë autoritetet amerikane.

“Duke parë numrin e viktimave dhe duke krahasuar numrin e infektimeve të dy javëve të fundit me ato që ishin më parë, mund të themi se situata sa vjen e bëhet më keq” – tha dr. Jonathan Reiner, profesor i mjekësisë në Universitetin “George Washington”.

Prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohen mbi 100 mijë raste të reja infektimi.

Kjo ka detyruar autoritetet të marrin masa.

Në Nju-Jork janë mbyllur shkollat, ndërkohë që dy shtete në ShBA kanë kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve në total. ShBA-ja mban vendin e parë në rang global për numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas…