COVID-19/ Rusia konfirmon mbi 500 mijë të infektuar
12 qershor 2020
| 11:50
Rusia ka raportuar 8,779 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve duke bërë që totali i të infektuarve në vend të rritet në 502,436. Po ashtu, zyrtarët e Shëndetësisë në vend njoftuan se brenda ditës humbën jetën edhe 174 persona duke bërë që totali i të infektuarve të rritet në 6,532.
Rusia është vendi i tretë në botë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara, sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers.
Vendi paraprihet nga SHBA-të që numërojnë mbi 2 milion të infektuar dhe 115,243 viktima si dhe Brazili me 775,581 të infektuar dhe 39,803 viktima.