COVID-19, vendi arab përjashton të pavaksinuarit nga hapësirat publike
Duket se vaksinimi kundër COVID-19 ka nisur të krijojë dhe diferencime sociale mes qytetarëve në Abu Dabi.
Në vendin arab, do të përjashtohen çdo hapësirë publike personat që nuk pranojnë të vaksinohen kundër pandemisë së COVID-19.
Vendimi do të hyjë në fuqi nga 20 gushti, ku vende si qendrat tregtare, restorantet, palestrat, shkollat, resortet dhe pothuajse çdo dyqan nuk mund të pranojë persona pa certifikatën e vaksinimit.
Përjashtohen nga kjo listë vetëm aktivitete jetike si supermarketet dhe farmacitë, ku gjithsesi do të merren masa të rrepta sigurie dhe distancimi për këta persona.
Në kryeqytetin e Emirateve Arabe, rreth 93% të popullsisë në moshë madhore është i vaksinuar, në pjesën më të madhe me vaksinën kineze të Sinopharm, që prodhohen në vend pas një marrëveshje me kompaninë farmaceutike kineze.
Ende nuk dihet nëse vendimi i rreptë do të përfshijë edhe turistët, që për momentin mungojnë sepse vendi arab cilësohet nga vendet perëndimore ende i pasigurt.
Në Emiratet janë injektuar më shumë se 15 milionë doza, në një popullsi që nuk kalon 10 milionë banorët. Zyrtarisht janë regjistruar 1807 viktima nga pandemia në vendin arab, dhe më shumë se 631 mijë të infektuar.