Covid-19, Zemaj: Së shpejti do të angazhohen edhe 375 profesionistë shëndetësorë

03 shtator 2020 | 12:06

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me drejtorët e klinikave të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës/ SHSKUK, kanë trajtuar situatën epidemiologjike, rritjen e kapaciteteve, planifikimin e objektivave dhe aktiviteteve, furnizimet, si dhe detaje të tjera rreth punës në secilën klinikë.

Ai ka thënë se MSh-ja si institucion politikbërës, rregullator dhe mbikëqyrës i sektorit të shëndetësisë, vazhdimisht po përpiqet të rris kapacitetet, për të përmirësuar cilësinë, sasinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore.

“Jemi të gatshëm të ballafaqohemi me çdo skenar. Së fundi, kemi mobilizuar kapacitet e disa klinikave, si ndihmë për Klinikën Infektive, si dhe janë aktivizuar klinika të tjera e reparte infektive të spitaleve rajonale, ku është bërë mobilizimi i qindra shtretërve spitalor. Si kapacitete shtesë, kemi angazhuar edhe mbi 200 profesionistë shëndetësorë. Së shpejti do të angazhohen edhe 375 të tjerë”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se edhe IKSHPK-ja do të rrisë kapacitetet diagnostikuese për SARS-Cov-2.

“Nga drejtorët kërkova që ashtu sikurse deri më tani, të vazhdohet të punohet me kujdes të shtuar, përgjegjësi, llogaridhënie, e profesionalizëm. I falënderova mjekët dhe punonjësit shëndetësorë për punën mbinjerëzore e profesionale në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, ka deklaruar Zemaj.

(Faton Dërmaku / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…