Covid-19, Zemaj: Vjeshta dhe dimri do të na gjej shumë më të përgatitur

03 tetor 2020 | 15:03

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 56 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 52.

“Të nderuar qyetetarë të Republikës së Kosovës: Po vazhdojmë të jetojmë me një realitet të ri të krijuar që nga marsi i këtij viti e do të vazhdojmë të jetojmë me të edhe për disa kohë sepse askush në botë nuk e ka të qartë deri kur do të kemi pandemi”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Deri te kjo situatë e menaxhueshme që e kemi, e kemi arrit së bashku, duke marrë përgjegjësi, por edhe duke ndarë ato me akterët tjerë të rëndësishëm për luftimin e Covid-19”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka theksuar se: “Tashmë jemi dëshmitar që në dy javët e fundit, jemi në mesin e 7 vendeve të Evropës që kanë menaxhuar më së miri situatën epidemiologjike. Ky është motiv shtesë për punën dhe angazhimin e mëtejmë të gjithësecilit”.

Zemaj ka thënë se kjo situatë e menaxhueshme është duke i dhënë mundësinë që planet dhe strategjitë t’i përgatisin në mënyrë të shpejtë për fazën tjetër, të vjeshtës dhe dimrit për parandalimin e infektimit me Covid-19.

“Gradualisht, kemi lehtësuar masat, por edhe kemi shtuar në terren inspektorë sanitarë në mënyrë që asgjë mos t’i lihet rastit dhe nga neglizhenca e ndokujt të kemi situatë jo të dëshirueshme”.

“Kam theksuar dhe theksoj përsëri, që nga lirimi i masave se nuk do të ketë më vërejtje por reagim të fortë ndaj kujtdo që nuk respekton masat anti Covid”.

“Të nderuar bashkatdhetarë, tashmë pritet se brenda 4 ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, andaj i bëj thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajte të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid”.

“Me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira kundër Covid 19 dhe asistencë të ndërsjellë për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, dje në Tiranë kemi nënshkruar edhe marrëveshjen me znj. Orgeta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka theksuar se kanë mirëpritur vendimin e shtetit zvicran për të larguar karantinen për bashkatdhetarët që kthehen në Zvicër dhe vlefshmërinë e testeve tona që ka bërë ekipi i ekspertëve epidemiologjikë të institutit gjerman të shëndetit publik “Robert Koch Institute”.

“Shifrat na tregojnë se nga 17 shtatori e deri më sot, 3 tetor 2020, janë testuar gjihsejt 10,090 qytetarë, betejën ndaj virusit e kanë fituar 1,833 pacientë ku kanë rezultuar pozitiv 918 raste, ndërsa 26 raste të vdekjes. Këto janë rezultatet që dallojnë shumë nga dy javët e mëparme dhe dëshmojnë se vetëm me përkushtim të përbashkët do ta mundim virusin”.

“Vjeshta dhe dimri do të na gjej shumë më të përgatitur, në infrastrukturë, kapacitete humane, testim, vaksinim e shumë aktivitete tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Zemaj.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudisti japonez Shigeki Nakamura ka bërë një debutim të suksesshëm…