COVID godet sërish Kinën, parashikimi: 1 milion njerëz do vdesin në 2023
Kina po përjeton situatën më të rëndë të COVID-19 që nga rënia e pandemisë, vetëm disa jave pasi hoqi kufizimet e kontestuara në kuadër të politikës “Zero COVID”, situata është përkeqësuar.
Sipas raportimeve bëhet me dije se spitalet janë tejmbushur dhe për të lehtësuar situatën në spitale në qytete të mëdha si Pekini, qeveria kineze ka dërguar disa qindra mjekë dhe infermiere nga provincat më pak të infektuara.
Kjo është hera e parë që një përforcim i tillë dërgohet në tre vjet pandemi. Më herët veprohej vetëm me ndihmën e testeve PCR.
Ekspertët parashikojnë që rreth 800 milionë kinezë të preken nga sëmundja këtë vit dhe disa studime parashikojnë vdekjen e të paktën 1 milion personave nga COVID brenda 2023-shit.
Informacioni i mangët i autoriteteve lidhur me fuqinë e epidemisë ka shkaktuar kritika nga OBSH dhe qeveritë e disa vendeve, si Shtetet e Bashkuara.