Covid-i e detyroi Britaninë të marrë borxh në nivele që nuk ishin parë që nga Lufta e Dytë Botërore
23 prill 2021
| 12:50
Fatura e masave për mbështetjen e ekonomisë gjatë pandemisë së koronavirusit të ri e ka shtyrë qeverinë britanike që të marrë borxh në nivelet më të larta, që nuk ishin parë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Huamarrja e qeverisë, diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave nga taksat, arriti në 303 miliardë paundë, raporton Zyra e Statistikave Kombëtare, shkruan “scantv”.
Krahasuar me vitin e mëparshëm, huamarrja është afërsisht 250 miliardë paund më e lartë. Pavarësisht kësaj shifre, Paul Johnson, drejtues i Institutit për Studime Fiskale ka deklaruar se niveli i huamarrjes ka qenë shumë më i mirë sesa pritej një muaj më parë.