COVID në botë/ Rreth 110 milionë të infektuar dhe mbi 2.4 milionë të vdekur
Vazhdojnë të jetë të frikshme shifrat e të infektuarve nga Covid-19 në mbarë botën. Kjo shifër, tash së fundmi, ka shkuar në mbi 109 milionë, ndërsa 2,419,172 njerëz kanë ndërruar jetë.
Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 85,238 persona, duke e çuar shifrën në total 28,317,703 milionë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,500 pacientë dhe shifra në total është 498,203 pacientë.
Në Evropë gjendja paraqitet problematike, ku disa vende ende janë në izolim dhe disa të tjera kanë shtyrë masat parandaluese.
Franca renditet e gjashta, për sa i përket numrit të lartë të infektime. Gjithashtu, numri i pacientëve në spital me Covdid-19 në Francë është në nivelin më të lartë që nga nëntori. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 53,080 njerëz, duke e çuar numrin në total 3,469,539 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,258 persona dhe numri në total është 82,226.
Në Gjermani numri i rasteve të konfirmuara pozitiv gjatë orëve të fundit është mbi 27,955 njerëz, duke e çuar shifrën në total 2,346,876 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 786 njerëz dhe numri në total është 65,949.
Kina raportoi 16 raste të reja të koronavirusit në kontinent për 15 shkurt, krahasuar me nëntë një ditë më parë, tha të martën komisioni shëndetësor.