Covid shënon një tjetër viktimë, ndërron jetë mjeku Anibal Byberaj
03 gusht 2020
| 11:14
Mjeku pneumolog Anibal Byberaj ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Byberaj nuk ka mundur dot të fitojë betejën e tij me virusin.
Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.
Byberaj është i mjeku i tretë që ndërron jetë si pasojë e covid, pas Hysni Shkjaut dhe Arjan Pushit.
Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.