Covidi e lë me pasoja futbollistin e Kosovës, mungon tre muaj

02 gusht 2021 | 11:27

Futbollisti i Kosovës, Bersant Celina ka telashe serioze. 24-vjeçari nga Prizreni po përballet me disa probleme shëndetësore, teksa ka hasur probleme më zemrën dhe i duhet të pushojë të paktën tre muaj.

Mesfushori ishte prekur nga Covid-19, që i ka shkaktuar futbollistit një infeksion Perkardit. Celina, i cili aktualisht është pjesë e Dijonit në Francë, do të mjekohet në shtëpinë e tij në Norvegji teksa më pas do të bashkohet me klubin francez.

“Bersant Celina ka probleme të njëjta me COVID-19 me disa komplikime të nivelit të zemrës, ne nuk duhet të rrezikojmë”, ka thënë trajneri David Linares, për faqen zyrtare të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka denoncuar sot për kërcënim…