Covidi ‘godet’ Celticun, infektohen 15 futbollistë dhe trajneri
Koronavirusi i ka shkaktuar telashe të mëdha klubit të njohur skocez, Celtic. Kjo skuadër të hënën duhet të ndeshet me Hibernianin prej orës 20:45 në kuadër të garave kampionale.
Mirëpo, në këtë ndeshje Celtic do të hyjë pa plot 15 anëtarë të tij. 13 futbollistë janë karantinuar bashkë me trajnerin dhe ndihmëstrajnerin e skuadrës.
Mbrojtësi francez, Christopher Jullien, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe kjo ka bërë që 15 anëtarët tjerë të mbyllen pas rezultatit pozitiv nga testet e bëra për Covid-19.
Pavarësisht infektimit të tyre me koronavirus, ekipi sonte do ta zhvillojë ndeshjen kampionale me pjesën tjetër të futbollistëve. Besohet se koronavirusi e ka prekur Celticun gjatë fazës përgatitore në Dubai, ku thuhet se skocezët nuk është që i kanë respektuar sa duhet masat mbrojtëse.