
Covidi ‘godet’ Sllovakinë
17 qershor 2021
| 18:40
Kombëtarja e Sllovakisë është goditur nga Covid-19 në prag të sfidës së saj me Suedinë nesër (e premte).
Mbrojtësi Denis Vavro dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra paraditen e së enjtes duke futur frikë në kombëtaren sllovake.
Lajmin e bëri të ditur trajneri i skuadrës Stefan Tarkoviç i cili u shpreh se të dy ndodhen në gjendje të mirë dhe nuk kanë asnjë simptomë. Ndërkohë Sllovakia ndodhet në një grup me Poloninë, Spanjën dhe Suedinë.