Covidi godet Unitedin

13 dhjetor 2021 | 11:41

Manchester United goditet nga pandemia e Koronavirusit duke vënë në rrezik sfidën e së martës ndaj Brendfortdit. Sipas “DailyMail”, një pjesë e stafit dhe e lojtarëve ka rezultuar pozitiv në testet e zhvilluara për COVID-19.

Për këtë problem të papritur në kampin e “Djajve të Kuq” është njoftuar edhe Premier League, çka do të thotë se ndeshja me Brendtfordin mund të shtyhet.

Mësohet gjithashtu se i gjithë grupi që udhëtoi drejt Norwich ka rezultuar negativ, por një pjesë e lojtarëve të “dorës së dytë” dhe stafit kanë rezultuar të infektuar.

Lindelof doli nga fusha me probleme me frymëmarrjen gjatë sfidës me Norwichin, por ende nuk ka të dhëna se ky problem i futbollistit suedez lidhet me infektimin e mundshëm me Koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut po planifikon të blejë tre milionë ton…